Drejtuesit e kamionëve në Brazil, besnikë të presidentit Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, pas humbjes së tij ndaj rivalit Lula.
Në pothuajse të gjitha shtetet u bllokuan rrugët, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme dhe duke prekur zingjirët e furnizimit me ushqim.
Me të gjitha votat e numëruara, Lula mori 50.9% të votave të vlefshme ndërsa Bolsonaro 49.1% në balotazhin e së dielës.
Presidenti aktual i ekstremit të djathtë ende nuk e ka pranuar humbjen. Ka shqetësime se presidenti në largim mund të komplikojë periudhën dymujore të tranzicionit para se Lula, të betohet më 1 janar të vitit 2023./UBTNews/