UBT News

​Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Y.Rr. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas aktakuzës, më 12 tetor 2025, në Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./KP

Exit mobile version