Zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë, pra me 17 tetor dhe me 14 nëntor i kushtuan buxhetit të shtetit 6 milionë e 467 mijë e 352 euro. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Po ashtu sot lista GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim Anamorava janë regjistruar si parti politike.
Lista Guxo do të udhëhiqet nga Donika Gërvalla dhe do të jetë e regjistruar me numër 50 ndërsa ajo Bashkimi për Ndryshim Anamorava nga Isa Agushi dhe do të ketë numrin 51 si parti politike.
Në këtë mbledhje KQZ ka vendosur edhe që të dërgohet një ekip për vëzhgimin e zgjedhjeve për në Slloveni.