UBT News

Zgjedhjet e reja mund t’i vënë në ekuilibër numrash pozitë e opozitë

Sipas kalendarit zgjedhor, viti në të cilin qytetarët e Kosovës mund t’i drejtohen kutive të votimit është 2025-ta. Megjithatë pozitë e opozitë në vendin tonë nuk e përjashtojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Madje kandidaturat për Kryeministrin e ardhshëm të shtetit kanë nisur qysh tani. Partia Demokratike e Kosovës, ka nominuar për Kryeministër Bedri Hamzën, që aktualisht mban pozitën e Kryetarit të Mitrovicës Jugore.

Njohësi i çështjeve politike, Sylë Ukshini, në një prononcim për UBTNews thotë se PDK me këtë veprim po tenton të fitoj elektorat.

“Duke nxjerrë Bedri Hamzën që ka pasur një sukses në Mitrovicë, në kuptimin që ka fituar garën ka bërë një betejë të madhe, unë mendoj që Partia Demokratike sigurisht e ka menduar një kandidat që mund t’i sjellë më shumë vota, tash është shumë herët për të menduar cili do jetë impakti real”, deklaroi ai.

Po ashtu Ukshini thotë se kjo mund të krijojë hapësirë që fushata e ardhshme të ketë në fokus çështje ekonomike.

“Unë mendoj se kanë provuar që të krijojnë një kohezion më të brendshëm partiak por edhe të ketë një risi në kuadrin e shtyetjeve të reja që me marrë sa më shumë vota për këtë, dhe një element tjetër që nuk e di a është përmend duke zgjedhur një ekonomist që konsiderohet që ka qenë një ministër i sukseshëm tregohet që fushata e ardhshme të ketë shumë elemente jo politike po do të ketë edhe elemete zhvillimore dhe ekonomike”, deklaroi ai tutje.

Duke folur për zgjedhje ai thotë se ato pritet ta krijojnë një ekulibër ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Ne duhet të jemi realist LVV ka pasur 51 përqind të votave dhe është pak jo realiste të flitet se një parti nga 50 përqind, mund të rrëshqas gjysmë për gjysmë… Unë mendoj se duke qenë tri adresa, Kurtit do t’ia bëjë më të lehtë në zgjedhjet e ardhshme, po të ishin bashkuar të gjitha partitë politike dhe pastaj pas zgjedhjeve secila dmth të ofrojë pjesë të veta ose pjesë të programit, sepse në fund të fundit kështu funksionojnë partitë politike gjithëkund në botë”, tha ai.

Më 14 shkurt të vitit 2021 janë mbajtur zgjedhjet e fundit paralamentare, fituese e të cilave doli Lëvizja Vetevendosje. Që nga pas lufta në vendin tonë shumicën e herave ka pasur zgjedhje të parakohshme, teksa vetëm tri herë ato janë mbajtur në mënyrë të rregullt./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Exit mobile version