Zgjedhjet për Parlamentin Evropian konsiderohen si votimi më i madh transnacional në botë.
Zgjedhja e 705 anëtarëve të Parlamentit Evropian do të bëhet midis 6 dhe 9 qershorit të vitit 2024.
Datat u zgjodhën përkohësisht nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare gjatë një takimi të mërkurën dhe do të zyrtarizohen javën e ardhshme kur ministrat të vendosin vendimin.
Zgjedhjet zhvillohen çdo pesë vjet gjatë një periudhe katërditore dhe konsiderohen si votimi më i madh ndërkombëtar në botë: më shumë se 400 milionë votues me të drejtë vote nga kombësi të ndryshme thirren të votojnë për përfaqësuesit e tyre politikë në Parlamentin Evropian në të njëjtën kohë.
Rizgjedhja e ligjvënësve do të shkaktojë ndryshime në krye të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, poste të cilat aktualisht mbahen nga Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.
Von der Leyen ende nuk e ka konfirmuar nëse ajo synon të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar si presidente e Komisionit Evropian, ndërsa Michelit i ndalohet me ligj të vazhdojë në krye të Këshillit Evropian pasiqë posti është i kufizuar në dy mandate radhazi, nga 2.5 vjet secili./UBTNews/