UBT News

​Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV ankohet në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën për anulimin e rreth 19 mijë votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pasi konsideron se ato janë të manipuluara.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe njëherë kërkon rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve “që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe mos zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së.”

“Vetëm përmes pranimit të ankesës sonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë. Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, thuhet në postim.

Exit mobile version