UBT News

Zgjatja e orarit për bizneset, Zemaj: Do të kemi plane dhe masa më të qarta gjatë fundvitit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, s’ka dhënë shpresë se kërkesat e gastronomëve për zgjatje të orarit të punës do të plotësohen. Ai tha se do të kenë një plan dhe masa të qarta për fundvit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se për bizneset është lajm i mirë miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje dhe jemi më të lehtë nga ngarkesa që kemi pasur për bizneset, të cilët adresë të përgjegjësie apo ndihmës e kishin Ministrinë e Shëndetësisë. Duhet të kemi kujdes do të kemi plane dhe masa më të qarta gjatë fundvitit, tha Zemaj, në një konferencë për medie.

Edhe Shoqata e Gastronomëve përmes një konference për medie ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës.

Exit mobile version