Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar zgjatjen e afatit për regjistrimin e Institucioneve të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme (IEFH) në Programin e Kuponëve deri më 23 shtator 2025.
Programi synon të përmirësojë qasjen në edukim për fëmijët 3–5 vjeç nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale. Institucionet përfituese do të rimbursohen për shërbime arsimore dhe transport deri në 150 euro në muaj për fëmijë.
Të drejtë aplikimi kanë institucionet private, ato në partneritet publiko-privat dhe format komunitare, për sa kohë janë të licencuara nga MAShTI dhe kanë vende të lira. Aplikimi bëhet vetëm online përmes platformës e-Kosova/D.B/EO