Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se është zgjatur afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare.
“Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”, ka njoftuar ATK.
Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore:
Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.
Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.
Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.