Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se kanë paraparë një plan për lehtësimin e masave antiCOVID, përfshirë kushtet për hapjen e bizneseve.
Merkel bëri të ditur lajmin pas takimit me guvernatorët e 16 landeve të mërkurën, takim që zgjati më shumë se nëntë orë.
Gjermania do t’i zgjasë masat e izolimit nga koronavirusi deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit.
Madje, komiteti i ekspertëve do të aprovojë vaksinën AstaZeneca, të cilën fillimisht e merrnin personat nën moshën 65-vjeçare./UBTNews