Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka kërkuar që Rusia të lejojë një korridor të menjëhershëm humanitar për civilët që të shpëtojnë nga fabrika e çelikut në Mariupol, ku thuhet se shumë prej tyre fshihen.
Vereshchuk po fliste pasi presidenti rus Vladimir Putin anuloi planet për të sulmuar uzinën Azovstal, raporton BBC.
“Ka rreth 1000 civilë dhe 500 ushtarë të plagosur atje. Ata të gjithë duhet të tërhiqen nga Azovstal sot,” tha Vereshchuk në mediat sociale.