Zëvendëskryeministrja belge, Petra De Sutter i ka kërkuar Qeverisë së Belgjikës të vendosë sanksione kundër Izraelit dhe të hetojë bombardimet e spitaleve dhe kampet e refugjatëve në Gaza.
“Është koha për sanksione kundër Izraelit. Bombardimet janë jonjerëzore. Është e qartë se Izraelit nuk i intereson për kërkesat ndërkombëtare për armëpushim”, deklaroi ajo tutje.
De Sutter tha se ata që janë përgjegjës për krime lufte duhet të ndalohen nga Bashkimi Evropian./UBTNews/