Rusia do të përdorë “taktika edhe më të rënda” në Ukrainë dhe çdo krim lufte do të ndiqet penalisht, ka thënë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab.
Raab thotë se “Përveç të gjitha masave që po marrim, ne po mbështesim gjithashtu përpjekjet për të siguruar që provat e krimeve të luftës të ruhen”.
Ai deklaroi për televizionin britanik, BBC, se komuniteti ndërkombëtar nuk ishte i gatshëm të vendoste një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, sepse kjo do të përfshinte një gatishmëri për të rrëzuar avionët rusë, e cila është “qartësisht përshkallëzuese”.
Në vend të kësaj, Mbretëria e Bashkuar ka bërë të gjitha përpjekjet e saj për vendosjen e sanksioneve ekonomike për të shterruar financat e makinerisë luftarake të Putinit. Kjo ka goditur gjithashtu oligarkët që kanë nevojë për akses në sistemin ndërkombëtar, të cilët do të ë ushtrojnë presion ndaj Putinit, thotë ai.
I pyetur nëse vendet perëndimore duhet të shkojnë më tej për sa i përket furnizimit me naftë dhe gaz, Raab thotë: “Po, mendoj se ne do ta shikojmë këtë me shumë kujdes… Ndërsa ne marrim masa për të lodhur makinerinë ruse të luftës, nuk ka asgjë që nuk do të merret parasysh”.