JD Vance, kandidati i ri republikan për zëvendëspresident, i ka thënë transmetuesit Fox News se presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden lejoi që lufta e Izraelit në Gaza të vazhdojë shumë gjatë.
“Numër një; ju dëshironi që Izraeli ta përfundojë këtë luftë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse sa më gjatë të vazhdojë, aq më e vështirë bëhet situata e tyre. Por së dyti, pas luftës ju dëshironi të rigjallëroni atë proces paqeje midis Izraelit, Arabisë Saudite, jordanezëve e kështu me radhë”, tha Vance.
Në nëntor të vitit të kaluar, Vance, senatori i Ohajos, i shkroi një letër Bidenit, duke i kërkuar atij që të mos zbatojë mbrojtje të posaçme për imigracionin për palestinezët, duke i quajtur ata “një popullatë individësh potencialisht të radikalizuar”.
Ai gjithashtu ka hedhur poshtë çdo kufizim për ndihmë ushtarake për Izraelin./UBTNews/