UBT News

Zendaya rrëfen ëndrrat e Timothée Chalamet, në trailerin e dytë të DUNE

Filmi i mbushur me aksion i Denis Villeneuve, është vendosur të dal në tetor të këtij viti.

Paraqitja tre minutëshe e trailerit përmban një seri sekuencash në planetin Arrakis, ku familja e protagonistit Paul Atreides (Timothée Chalamet) ka për detyrë të sjellë paqen.

Mes sekuencave të betejës në shkallë të gjerë dhe një ballafaqimi të tensionuar me një krimb rëre gjigand, traileri gjithashtu ofron një vështrim më të afërt të lidhjes misterioze midis Atreides dhe Chani, një grua që banon në planetin e shkretë (që luhet nga Zendaya).

Duke u shfaqur në ëndrrat e Atreides, Chani dërgon mesazhe në lidhje me shkatërrimin e atdheut të saj. “Të huajt shkatërrojnë tokat tona para syve tanë”, rrëfen ajo në hapjen epike të trailerit. “Mizoria e tyre ndaj popullit tim është gjithçka që kam njohur”.

Shihni trailerin e DUNE:

DUNE Trailer 2 (2021)

Çifti gjithashtu mund të shihet duke ndarë një puthje në trailerin e parë i cili u publikua në shtator të vitit të kaluar.

Bazuar në romanin e Frank Herbert nga 1965, Dune luan Rebecca Ferguson si nënën e Paul, Lady Jessica dhe Oscar Isaac si Duke Leto Atreides. Në kastin e yjeve përfshihen edhe Javier Bardem, Josh Brolin, Stellan Skarsgård, Dave Bautista, Sharon Duncan-Brewster, Charlotte Rampling dhe Jason Momoa.

Filmi do të ketë premierën e tij në mbarë botën më 3 shtator, në Festivalin e Filmit të Venecias 2021. Mandej më vonë ka planifikuar të dalë në kinematë e MB dhe ShBA-së më 22 tetor./UBTNews

Exit mobile version