UBT News

Zemërim në PE për shkak të skandalit për korrupsion

Arrestimi dhe akuzimi i katër personave në lidhje me një hetim kundër korrupsionit që përfshin anëtarë të Parlamentit Evropian dhe një shtet të Gjirit, që thuhet se është Katari, mund të tronditë Brukselin në thelb.

Disa eurodeputetë, duke përfshirë një nga nënkryetaret e parlamentit Eva Kaili, e cila u mbajt në paraburgim të dielën, janë akuzuar se kanë pranuar shuma të mëdha parash nga një vend i Gjirit që raportohet se është nikoqir i Kupës së Botës, Katari. Megjithëse, Doha i ka mohuar akuzat.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i përshkroi zhvillimet e fundit si “shumë shqetësuese” teksa mbërriti të hënën në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe ne po e ndjekim atë”, tha ai. “Këto janë akuza shumë të rënda”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se në këtë rast duhej të zbatohej “fuqia e plotë e ligjit”. “Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Evropës, kështu që kjo duhet të shkaktojë pasoja në fusha të ndryshme”, tha ajo.

“Ky është një skandal që ne duhet ta arrijmë në fund, në mënyrë që të sigurohemi që të mos ndodhë më”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, duke bërë thirrje për një “hetim të plotë dhe transparent”.

Qeveria greke të hënën ngriu asetet e Kailit, raportoi AFP. Ajo është suspenduar gjithashtu nga Socialistët dhe Demokratët e Parlamentit Evropian dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë PASOK të Greqisë.

Niels Fuglsang, një eurodeputet me Partinë Social Demokratike Daneze, vuri në dukje efektin e dëmshëm që ky skandal mund të ketë në bllok.

“Nëse ne mund të blihemi, nëse anëtarët e Parlamentit Evropian dhe politikanë të tjerë mund të blihen për të thënë gjëra të caktuara, për të votuar në mënyra të caktuara… është një turp dhe e bën Evropën më të dobët”, tha ai për Euronews.

“Pra, është në interesin e të gjithëve që të arrijmë deri në fund të kësaj dhe të miratojmë rregulla për t’u siguruar që gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin kurrë [më]… Kjo [ajo që ndodhi] është shumë e gabuar dhe ne kemi një punë të madhe dëmshpërblimi për të bërë”.

Kjo aferë është “e turpshme dhe e patolerueshme” dhe dëmton “shumë seriozisht” reputacionin e Parlamentit, tha të dielën komisioneri i ekonomisë së BE-së Paolo Gentiloni.

Politikanët francezë të krahut të majtë kanë kritikuar “skandalin shumë të rëndë”, me eurodeputetin Manon Aubry (E majta) duke kërkuar një debat mbi këtë çështje dhe duke kritikuar “lobimin agresiv” nga Katari./UBTNews/

Exit mobile version