UBT News

Zemaj-VV-së: Vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë që ju keni qenë në pushtet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se asnjë pacient në Kosovë s’është në mungesë të trajtimit.

I pari i Shëndetësisë në seancën e sotme të Kuvendit deklaroi se vaksina kundër gripit sezonal është duke u shpërndarë, dyfishi i vitit të kaluar. Kurse sa i përket testimeve, Zemaj theksoi se kapacitetet janë katërfishuar.

“Janë 160 mijë e 500 vaksina dhe 50 mijë veç se janë të siguruara, kapacitetet testuese janë katërfishuar, këtë javë do të dhjetëfishohen sipas nevojave që ka Republika e Kosovës. Ka mijëra testime brenda ditës që bëhen. Vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë sa ju keni qenë në pushtet”, deklaroi Zemaj./UBTNews

Exit mobile version