UBT News

Zemaj viziton specializantët e Stomatologjisë, thotë se pacientëve po u ofrohen shërbime cilësore

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar specializantët në Klinikën Stomatologjike. Zemaj me këtë rast ka thënë se kjo qendër është ndër më ta avancuarat në rajon ku ofrohen shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.

Sipas tij, edhe pse në kohë pandemia në Klinikat e QKUK-së trajtimi i pacientëve nuk ka munguar.

“Ajo çka pamë kjo është ndër qendra më e avancuar në rajon dhe me kuadrot e reja qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe në kohë”, deklaroi ai.

Drejtori i kësaj Klinike, Shefqet Mrasori tha se për ta është nder dhe kënaqësi për mbështetjen që po iu jep ministri në këtë periudhë.

Përderisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se kërkohet angazhim më i madh që kuadrot e reja të përgatiten në mënyrë sa më të mirë të mundshme.

Exit mobile version