Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj zhvilloi një takim me estradën. Zemaj deklaroi se të gjitha rekomandimet që dolën nga ky takim, do t’i shtrojë për diskutim që masat e ndërmarra të jenë sa më të lehta për të gjithë, ashtu edhe për artistët.
I pari i shëndetësisë u tha atyre në këtë takim se në pakon ekonomike do të përfshihen të gjithë sektorët e dëmtuar nga pandemia.
“Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtaritë që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim. Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta!”, shkroi Zemaj mes tjerash në Facebook./UBTNews