UBT News

Zemaj: Vaksina antiCOVID vjen në shkurt, s’ka lirim të masave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sërish ka deklaruar se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt. Zemaj tha se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine.

Ai ka folur edhe për tubimet e partive politike dhe moszbatimin e masave, teksa bëri thirrje që të gjithë t’i respektojnë masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

Teksa i pyetur se a do të ketë lirim të masave, Zemaj u shpreh se nuk pritet të ndodh njëherë.

“Nuk mund t’ia lejojmë vetes komoditetin që të shkojmë në lirimin e ndonjë mase të caktuar, që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë”, deklaroi ai.

Exit mobile version