UBT News

Zemaj: Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së tatimit në pronë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vendimi për rritjen e faturës së tatimit në pronë duhet urgjentisht të rishikohet.

Zemaj në Facebook ka thënë se ky vendim i Qeverisë po shihet nga qytetarët si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre.

“Të gjithë qytetarët të brengosur në këtë kohë të inflacionit të lartë me rritjen prej 100% të faturave të tatimit në pronë. Në çdo vend sot këdo që takon nga furrtari, puntori , institucioni e deri të lëvizjet në rrugë ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjëshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre”, ka shkruar ai.

Teksa ka pyetur se edhe çfarë goditje tjetër duhet të presin nga Qeveria.

Exit mobile version