Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka inspektuar një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.
Zemaj u shpreh se shëndeti individual dhe kolektiv i popullit është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.
“Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve. Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, shkroi ai në Facebook./UBTNews