Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat antiCOVID, disa ditë pasi u kritikua për mosrespektim të masave në një tubim në Drenas.
Zemaj përmes një shkrimi në Facebook deklaroi se në 24 orët e fundit ishte numri më i madh i testimeve, 2 mijë e 325, e prej tyre rezultuan 12.9% e tyre pozitivë.
“Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitiv, me normë pozitiviteti 12.9%.Kërkoj nga secili që ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore. Ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e Covid 19. Bashkë ia dalim!”, shkroi Zemaj./UBTNews
Të nderuar qytetarë, Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitiv, me…
Posted by Armend Zemaj on Wednesday, January 27, 2021