UBT News

Zemaj thirrje bashkatdhetarëve t’i respektojnë masat antiCOVID në hapësirat e aeroportit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve t’i respektojnë masat antiCOVID.

“Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat anti Covid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga ana e bashkatdhetarëve edhe nga ana e personelit të aeroportit.Andaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, ju bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje. Ruani shëndetin Tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari" është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë të cilët ditëve të fundit janë…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, December 22, 2020

Exit mobile version