UBT News

Zemaj takon udhëheqësit e institucioneve fetare, kërkohet respektim i masave antiCOVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim udhëheqësit e institucioneve fetare në Kosovë, me të cilët diskutuan për menaxhimin dhe zbatimin e masave antiCOVID në institucionet fetare.

Zemaj ka kërkuar nga besimtarët në institucionet fetare t’i respektojnë masat antiCOVID.

“Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid. Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version