UBT News

Zemaj: Spitalet e përgjithshme mos ta ngarkojnë QKUK-në

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u takua me drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe të ShSKUK-së, për të diskutuar lidhur me situatën epidemiologjike dhe gjendjen e spitaleve.

Zemaj thekson se tani situata në spitale është stabile, mirëpo sipas tij, këto spitale nuk duhet ta ngarkojnë QKUK-në.

“Asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK.Spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në, duke udhëzuar rastet. Pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty. Llogaridhënia me transparencën janë të pandashme në punën tonë ditore, ky është edhe detyrimi i secilit menaxher e drejtues në sektorin publik.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook.

Ministri Zemaj potencoi se janë shtuar edhe 200 mjekë si dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, ndërsa në specializime edhe rreth 1 mijë e 500 mjekë të tjerë./UBTNews

Exit mobile version