Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se duhet kohë dhe durim për ta mposhtur virusin.
Sa i përket masave për fundvit, Zemaj ka thënë se së bashku me Qeverinë dhe institucionet e tjera janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë se si të mbrohemi.
“Duke u bazuar në situatën aktuale dhe ngarkesën e spitaleve masat e marra nga Qeveria masat të mbesin në fuqi”, deklaroi ai.
Ai ka thënë se varësisht prej situatës do të ketë shqyrtim të masave. Zemaj ka thënë se numri me të infektuar ka rënie, por duhet të ulët ai i rasteve me vdekje.
Kryetarja e Komisionit, Albena Reshitaj ka kërkuar informacione edhe për çështjen e vaksinës anti-Covid.
“Duhet të dimë procedurat që keni ndjekur dhe kur mund të sigurohet kjo vaksinë që mos të mbesim mbrapa me vendet tjera”, tha ajo.
Ndërsa Zemaj ka thënë se aplikimi është bërë i cili do të jetë 80 për qind falas, por nuk ka dhënë ndonjë kohë se kur do të arrijë në Kosovë./EO