UBT News

Zemaj: Spitalet janë mbingarkuar

Masat e reja antiCOVID që kanë hyrë në fuqi javën e kaluar janë duke u respektuar. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka kërkuar nga qytetarët ta shtojnë kujdesin, sepse kjo i kontribuon uljes së infeksionit.

Sipas Zemajt, spitalet janë mbingarkuar.

“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”, deklaroi Zemaj./UBTNews

Exit mobile version