UBT News

Zemaj: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i Qeverisë më populiste

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka konsideruar Arben Vitinë si ministrinë më të dështuar të kësaj Qeverie, që sipas tij, është më populiste.

Vitia sot dorëzoi detyrën e ministrit të Shëndetësisë, pasi do të kandidojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i Qeverisë më populiste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune”, ka shkruar Zemaj.

Sipas deputetit të LDK-së, Vitia fillimisht duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë.

“Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, shkroi tutje Zemaj.

Exit mobile version