Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u takua sot me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me të cilin bënë një vlerësim të situatës epidemiologjike.
Zemaj dhe Muhaxheri u dakorduan që shtabi emergjent dhe inspektoratet të jenë maksimalisht aktive.
“Sot në mesditë me kryetarin e komunes së Pejës, z. Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, bëmë një vlerësim të situates epidemiologjike si dhe u dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore, inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./UBTNews