UBT News

Zemaj: Shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19

Rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e sheh shqetësuese. Zemaj ka kërkuar mobilizimin e të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.

“Përkushtimi duhet të vazhdoj edhe më tej nga secili, ashtu siç kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë me përkushtim që nga fillimi i Pandemisë vullnetarët në Qendrën e thirrjeve falas pranë IKShPK-së. Është për çdo respekt puna dhe përkushtimi i kësaj ekipe, mjekë dhe apsolventë të Fakultetit të Mjekësisë.Nuk do të lodhemi nga angazhimi gjatë pandemisë, edhe më fuqishëm dhe bashkë do të vazhdojmë ta luftojmë virusin vdekjeprurës!”, shkroi ai në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u raportuan gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, 661 raste të reja me COVID-19 dhe 92 të shëruar./UBTNews

Exit mobile version