Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se fatmirësisht javën e fundit ka stabilitet sa i përket rasteve me COVID-19, si rezultat i respektimit të masave.
Megjithatë sipas Zemajt, shifrat e rasteve me COVID-19 janë alarmante. Këtë deklaratë e dha i pari i Shëndetësisë pas takimit me kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Numrat për mua dhe profesionistët shëndetësorë janë alarmant. Për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë dinamikën e jetës dhe ta rrisim kujdesin. Qeveria dhe MSH-ja po bënë gjithqka që është e mundur për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, deklaroi mes tjerash Zemaj./UBTNews