UBT News

Zemaj: Rritjen e çmimit të energjisë nuk e mbulojnë gjëegjëzat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme në të cilën po zhvillohet debat parlamentar lidhur me vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike. Sipas Zemajt, Qeveria nuk duhet të refuzojë të dëgjojë qytetarët.

“Është jo normale për një demokraci parlamentare kryetar i Kuvendit, kur një vendim afekton të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim qeveria mos të jetë prezente. Ne mund të flasim sot edhe për tema të tjera sepse ka edhe ka edhe shumë tema të interesit të veçantë, mund të hedhim edhe akuza e kundër akuza, mund të analizojmë edhe gjëegjëzat se prindi i prindit që nuk është gjyshi, debatojmë ta gjejmë se kush është ai, apo edhe shumë gjëra të tjera që tentohen të hidhen këto, jo turbina, jo bojleri, jo gjermani, jo partizani, nuk janë të nevojshme, as nuk janë të arsyeshme, as nuk e mbulojnë rritjen e paanalizuar mirë dhe të dëmshëm të energjisë elektrike në vend”, ka thënë Zemaj.

Exit mobile version