Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se mbledhja e sotme e Komitetit për menaxhimin e pandemisë ishte e karakterit informues.
Ministri Zemaj kërkoi zbatim strikt të masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra.
“Situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, kapacitetet tona spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, kemi shtim të rasteve të hospitalizimit. Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra.Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura, por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online”, shkroi Zemaj në Facebook.
Zemaj njoftoi se masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votojë për to./UBTNews