Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacionin e radhës me pajisje mjekësore nga UNICEF prej 7.4 tonelatave. Këto pajisje siç ka njoftua ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të ndikojnë në përmirësimin e furnizimeve në të gjitha komuna dhe shërbimet klinike.
Nga UNICEF është paralajmëruar që në shtator të sjellin edhe kontingjentin e radhës me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë.
“Po ashtu nga UNICEF, në shtator vjen kontingjenti i radhës së ndihmave me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë. Ndihma e partnerit tonë UNICEF është jetike në këtë kohë të vështirë. Na ka ndihmuar edhe në zbatim të Planit Strategjik të Komunikimit për Covid-19. Përmes kontakteve me UNICEF dhe partnerët e tjerë po përpiqemi të futemi në radhë për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 (në rast se e njëjta zhvillohet dhe aprovohet për përdorim). Ne si Ministri kemi një listë të gjatë me donacionet e dhuruara nga donatorët e ndryshëm”, ka shkruar Zemaj.
Ai është shprehur falënderues ndaj UNICEF për përkhrajen që ka ofruar.
“Shprehim falënderim dhe mirënjohje për këtë përkrahje të rëndësishme nga miqtë tanë. Ju faleminderit UNICEF!”, përfundon shkrimi i Zemajt.