UBT News

Zemaj: Po tentojmë ta funksionalizojmë Fondin dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit deklaroi se ministria që ai udhëheq tashmë e ka të draftuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe që së më parë pritet funksionalizimi dhe implementimi i tij.

“Implementimi i kësaj skeme është proces kompleks dhe po punojmë me intensitet maksimal që sigurimi shëndetësor të realizohet sa më parë. Është fakt që pandemia e ka vështirësuar situatën, por Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, tenton që pa vonesa, në mënyrë eksplicite, ta funksionalizojë jo vetëm Fondin për Sigurime Shëndetësore, por edhe fillimin e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore që do të vijë së pari në Kuvendin e Kosovës dhe sigurisht pastaj do i nënshtrohet masave implementuese ku presin të gjithë qytetarët tanë dhe pa funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore po e shihni se sa është e vështirë edhe përmirësimi dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në nivel vendi”, tha Zemaj./UBTNews

Exit mobile version