UBT News

Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave

Ministria e Shëndetësisë është duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë, Armend Zemaj, pas takimit me Bordin Këshillëdhënës, teksa u shpreh se krahasuar me shtetet tjera, Kosova vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

“Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, shkroi ai.

Sipas tij, qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

“Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti-COVID për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, shkroi ai më tej./UBTNews

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.