Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarve, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Gjatë kësaj vizite u mbajt edhe një sesion këshillimor, si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit.
Ministri Zemaj u shpreh se detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale.
“Të moshuarit apo mosha e artë, përballen me nevoja të veçanta dhe në këtë shtëpi, ndodhen nën përkujdesjen e plotë sociale dhe shëndetësore, me kushte për pleqëri të mbarë.Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu. Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale!”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews