Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se komunikimi i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimzoa Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, terroristin Millan Radoiçiq është tradhti kombëtare.
Ai gjatë debatit në Kuvend në lidhje me përgjimet Kusari-Lila e Radoiçiq tha se LVV-ja është ‘zënë me pelë për dore dhe se kot e kanë të bërtasin e ulërasin pasi u dëshmua se janë koordinuar me një terrorist’.
“Dakordimi me personin me fletëarrest të lëshuar për aktivitete kriminale, i përfshirë edhe në listën e zezë të SHBS’së, dakordimi për tema të brendshme është padyshim tradhti. Prandaj skema është e qartë dhe s’kemi nevojë për fjalime të gjata. Thjesht është një njollë e zezë e LVV-së për bisedat e turpshme me kryeterroristin…Keni implikuar shtetin, keni implikuar Republikën e Kosovës në këtë veprim tepër të rrezikshëm, tepër të ulët dhe anti-kombëtar.…Sado që të bërtitni e ulëritni, kot e keni. Jeni koordinuar me një terrorist. Këtu mbaron tregimi, sepse siç thotë populli, jeni zënë me pelë përdore”, deklaroi Zemaj.