Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka dal në mbështetje punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës, që janë duke mbajtur grevë në kërkim të rritjes së pagave.
Zemaj ka shkruar se greva e tyre është për dinjitet dhe se trajtimi i tyre është jashtë njerëzores.
Ai tutje ka thënë se këtyre punëtorëve nuk u paguhet as trusti dhe as sigurimi shëndetësor.
“Grevë për dinjitet! Është i papranueshëm fakti që tash e disa herë puntorët teknik të Kuvendit të Kosovës detyrohen të mbajnë grevë, në kërkim të respektimit të minimumit të dinjitetit të tyre, sepse trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, këtyre punëtorëve të vyer me pagë të ulët, nuk u paguhet as trusti, as sigurimi shëndetësor, por as orët shtesë në seancat e gjata me orë të tëra, mos të flasim për punët në vikend.” – ka shkruar Zemaj.
Ai tutje ka thënë se “udhëheqja e Kuvendit duhet të trajtoj këtë problem, përndryshe është heshtje e turpshme”.