UBT News

Zemaj: Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës në qendrën korrektuese dhe edukative në Lipjan, u shpreh se përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese në kohë pandemie, është mjaft sfiduese.

Ministri Zemaj u shpreh se falë respektimit të masave, infektimet janë shumë të vogla në Shërbimin Korrektues.

Sipas tij, masat e ndërmarra në pajtim me situatën do të ruajnë dhe mbrojnë edhe më tej të gjithë të burgosurit, në veçanti gratë dhe të miturit.

“Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të mbështesë shërbimet shëndetësore në burgje për të garantuar trajtim të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version