Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se do të ketë rritje të kontrolleve në luftë ndaj pandemisë.
“Angazhimi do të jetë më permanent, dhe më i koordinuar. I dakorduam edhe disa plane tjera. Do të kemi harmonizim të aktiviteteve, rritje të kontrolleve në shumë drejtime, duke filluar edhe nga institucionet qendrore e lokale. Të shohim a kemi nevojë për masa shtesë”, deklaroi mes tjerash Zemaj në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave, Inspektoratit Qendror e Lokal dhe përfaqësues të tjerë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Ai u shpreh se situate epidemiologjike që nga data 15 tetor nuk është duke shkuar në nivelin e duhur, si dhe ka njoftuar se do të ketë edhe shtim të policëve.
“Presim edhe kontingjentin e ri për 400 policë që do ta fillojnë punën. Insistimi ynë është parandalimi, në momentin kur kemi rritje të rasteve spitalore ne duhet të ndërmarrim masa”, deklaroi i pari i Shëndetësisë./UBTNews