UBT News

Zemaj paralajmëron rritje të rasteve me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se gjendja me COVID-19 është nën kontroll.

Në një mbledhje me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësimin të pandemisë COVID-19, Zemaj ka deklaruar se gjatë 2 javëve janë infektuar 4 mijë e 122 persona me koronavirus, derisa ka thënë se ka ulje të rasteve të vdekjeve.

“Në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, 49 kanë vdekur, me një 1.18% të pozitivitetit. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve për 1.16%, por me shenja iniciale të rritjes së rasteve pozitive këtë javë, kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7%”, deklaroi ai mes tjerash.

Zemaj deklaroi se duhet të vazhdohen masat rigoroze përmes kategorizimit të komunave./UBTNews

Exit mobile version