Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në dy javët e fundit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëroi ashpërsim të masave.
Kështu deklaroi ai në takim me komandantin e KFOR-it, ku u bisedua për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e COVID-19.
“Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”, shkroi Zemaj në Facebook.
Në fund ka kërkuar nga qytetarët t’i shmangin lëvizjet e panevojshme, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë masat antiCOVID./UBTNews