UBT News

Zemaj: Nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme të vendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk e kanë menduar mbylljen e tërësishme të vendit siç ka ndodhur më parë. Në seancën e sotme të Kuvendit, i pari i Shëndetësisë u shpreh se nuk guxojnë ta ndalin jetën me mbyllje.

“Jo shtet i mbyllur. Jo biznese të mbyllura, por të hapur në zbatim të masave. Menaxhimi i situatës me mbyllje është shumë i lehtë. S’mund të kthehemi në pikën zero. Pra hapje e kontrolluar”, deklaroi ai mes tjerash.

Zemaj tutje ka thënë se ashpërsimi i masave do të bëhet saherë që e kërkon situata.

“Tash është koha e dukur për zbatimin e masave, ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë që kërkon situata. Shtimi i testeve shton edhe numrin e rasteve pozitive. Ne do t’i shtojmë testimet dhe sikurse në gjithë botën, shumë teste prodhojnë shumë raste pozitive”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version