UBT News

Zemaj: Nëse respektohen masat, s’do të ketë valë të dytë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë.

Ministri Zemaj u shpreh se nëse respektohen rekomandimet e dhëna, s’do të ketë valë të dytë.

“Indikacionet janë ato që i thashë, nëse ne i respektojmë masat, nëse vazhdojmë me këtë trend të mirë të menaxhimit të situatës, s’do të ketë valë të dytë. Valën e dytë mund ta sjellim vetëm ne bashkarisht nëse jemi të padiciplinuar. Masat të cilat i kemi marrë në raport edhe me vendet fqinje, janë vendosur tash në vendimin e Qeverisë. Ne kemi vendosur masë mbrojtëse për vendet që janë potencialisht shpërndarës të infeksionit. Nëse vazhdojmë me këtë diciplinë, indikacionet do të jenë kështu si janë, në rënie”, deklaroi Zemaj./UBTNews

Exit mobile version