Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar kontratat e radhës me specializantët.
Gjatë së mërkurës dhe të enjtes, 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt.
Me këtë rast, Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush.
“E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin. Kemi vendosur që askush mos të pret e mos të diskriminohet”, deklaroi ai.