Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka miratuar udhëzuesin për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.
Lajmin e ka konfirmuar ministri Zemaj përmes një shkrimi në Facebook, teksa u shpreh se grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore, ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, e cila ka krijuar anti-trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.
“Shpresojmë që Plazma Konvalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot. Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qyetatarët do të përgjigjen pozotivisht. Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshir Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Konvalescente”, shkroi ai më tej./UBTNews
Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse. Në…
Posted by Armend Zemaj on Monday, January 18, 2021