UBT News

Zemaj nënshkroi tre udhërrëfyes klinik për trajtimin e tri sëmundjeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar sot edhe tre udhërrëfyes klinik, të cilët do t’i ndihmojnë profesionistët shëndetësor në trajtimin bashkëkohor të sëmundjeve sikurse si Iskemia trunore, Hepatiti C dhe Diabeti Tip -2 te të rriturit.

Zemaj me anë të një shkrimi në Facebook njoftoi se Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka miratuar 17 udhërrëfyes klinik, nëntë prej të cilëve gjatë mandatit të Zemajt.

“Dy udhërrëfyes të tjerë klinik të paraparë për sivjet janë në fazën finale dhe do t’i miratoj së shpejti. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë profesionistët shëndetësor që kanë punuar në grupet punuese profesionale, Komisionin Vlerësues si dhe Këshillin Kosovar për Udhërrëfyes dhe protokolle klinike dhe në të njëjtën kohë, i inkurajoj institucionet shëndetësore në Kosovë, që të bazohen në këta udhërrëfyes klinikë gjatë trajtimit të pacientëve tanë.Politika shëndetësore të bazuara në dëshmi shkencore, ky është synimi jonë!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version