UBT News

Zemaj do të propozojë lehtësimin e masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se respektimi i masave të dhëna, po sjell rezultate të kënaqshme.

Zemaj u shpreh se duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores së rasteve të infektimeve, sot do të propozojë lehtësimin e masave.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, për në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent. Veprimi i përbashkët me të gjitha nivelet e shëndetësisë, me pushtetin lokal dhe të gjithë akterët relevant për zbatimin e masave anti covid, sollën edhe rezultate të mira edhe propozimin e lehtësirave të këtyre masave. Së bashku, do të zbatojmë edhe masat lehtësuese, sepse vetëm ashtu mund të kemi sukses.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version